Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë jo më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara, e të përpunuara. Kripa duhet të merret gjithnjë e jonizuar. Prevalenca e lartë e hipertensionit dhe rritja e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë nga sëmundjet
cerebrovaskulare janë të lidhura me konsumin e tepërt të kripës. Prandaj rekomandohet përdorimi i saj deri në 6 gr kripë në ditë. Shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se kjo sasi, shpesh pa e ditur, sepse kripa është e fshehur në ushqime të tilla si buka, djathi, si dhe ushqimet e përpunuara dhe
të konservuara. Disa rekomandime lidhur me këtë janë:
Ushqimet e përpunuara që gjenden në treg duhet të jene të etiketuara, në se nuk janë, konsumatorët duhet të pyesin për përmbajtjen e kripës.
• Produktet ushqimore që përmbajnë sasi të madhe kripe (të tymosura, të konservuara, të përgatitura ne formë turshie), duhet të konsumohen në sasi të vogla dhe jo rregullisht.
• Duhet të rritet konsumi i ushqimeve me sasi të vogël kripe si zarzavatet dhe frutat.
• Duhet të paksohet sasia e kripës që shtohet gjatë gatimit, apo procesit të përpunimit të ushqimeve. Gjithashtu gjatë përpunimit të ushqimeve mund të shtohen edhe përbërës pikant, erza për ti bërë ato me të shijëshme.


