Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Konsumimi i patateve katër here në javë rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, kanë zbuluar ekspertët. Edhe nëse janë të ziera, të skuqura apo pure, patatet mund të shkaktojnë rritje të tensionit të gjakut.
Shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore e Harvardit mendojnë se konsumimi i tepërt i çdo lloj forme të patates mund të shkaktojë probleme me tensionin e gjakut. Duke qenë se patatet kanë një indeks të lartë të glikemisë, këto karbohidrate transformohen menjëherë në sheqer, duke rritur nivelet e tij në gjak.
Ekspertët analizuan të dhënat e rreth 190 mijë meshkujve dhe femrave të vëzhguara në tre projekte të ndryshme amerikane për 20 vjet. Rezultatet treguan se personat që konsumonin katër ose më shumë racione në javë me patate të ziera, të skuqura ose pure ishin 11% më të rrezikuar të vuanin nga tensioni i lartë i gjakut në krahasim me personat e tjerë që konsumojnë më pak.
Nga këta, femrat ishin më të rrezikuara se meshkujt. Gratë që konsumojnë rregullisht patate janë gjithashtu 27% më të rrezikuara të vuajnë nga diabeti gjatë shtatzënisë.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


