Kontraceptivë për meshkujt, një hap larg

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët thonë se janë shumë afër zhvillimit të pilulave kontraceptivë për meshkujt. Ata kanë prej vitesh që përpiqen të krijojnë një pilulë të tillë, por deri tani nuk ia kanë arritur. Tani, shkencëtarët nga “Universiteti Minnesota College of Pharmacy” thonë se janë një hap larg zhvillimit të këtij produkti për meshkujt dhe që nuk ka efekte anësore.kontraceptive

Gunda Gerog, autorja kryesore e studimit, u shpreh për të përditshmen “The Times” se pilula do të jetë e tretshme, prandaj mund të merret nga goja. Ajo e jep efektin menjëherë dhe nuk e pengon epshin. Pilula do të jetë e sigurt edhe nëse përdoret për dekada të tëra.

“Meqë disa përdorues duan të kenë fëmijë, ndikimi i saj tek pjelloria do të jetë e kthyeshme, dhe nuk do të ketë asnjë efekt negativ tek cilësia e spermës”, u shpreh Dr. Gunda Gerog.

Burimi: The Times / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj