Koriandër, barishtja me vlera medikamentesh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Koriandër ose cilantro, është një burim i mirë i fibrave, manganit, hekurit dhe magnezit. Përveç kësaj, gjethet e koriandrës janë të pasura në vitaminë C, K dhe proteina.

Ato përmbajnë gjithashtu sasi më të ulëta të kalciumit, fosforit, kaliumit, tiaminës dhe karotenes. Ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të barishtes së koriandrës:

  • Koriandra ul nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit ato të kolesterolit të mirë (HDL).
  • Një ushqim shumë i mirë për sistemin tretës, koriandra përmirëson funksionin e zorrëve dhe mëlçisë.
  • Koriandra është gjithashtu e mirë për pacientët që vuajnë nga diabeti. Ajo mund të stimulojë sekretimin e insulinës dhe ul nivelet e sheqerit në gjak.
  • Vitamina K tek koriandra mund të parandalojë gjithashtu sëmundjen e alcajmerit.
  • Kjo barishte ka veti anti-inflamatore, prandaj është e mirë për sëmundjet që shkaktohen nga inflamacioni, si artriti.
  • Vetitë anti-septike të koriandrës ndihmojnë për të shëruar ulcerat në gojë.
  • Koriandra është gjithashtu e mirë edhe për sytë. Antioksiduesit te kjo barishte parandalojnë sëmundjet e syve.
  • Farat e koriandrës janë sidomos të mira gjatë ciklit menstrual.
  • Koriandra është e mirë edhe për sistemin nervor, pasi forcon kujtesën.
  • Personat që vuajnë nga anemia duhet ta përdorin më së shumti koriandrës, pasi përmban sasi të larta të hekurit./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit