Koriandër ose cilantro, është një burim i mirë i fibrave, manganit, hekurit dhe magnezit. Përveç kësaj, gjethet e koriandrës janë të pasura në vitaminë C, K dhe proteina.
Ato përmbajnë gjithashtu sasi më të ulëta të kalciumit, fosforit, kaliumit, tiaminës dhe karotenes. Ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të barishtes së koriandrës:
- Koriandra ul nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit ato të kolesterolit të mirë (HDL).
- Një ushqim shumë i mirë për sistemin tretës, koriandra përmirëson funksionin e zorrëve dhe mëlçisë.
- Koriandra është gjithashtu e mirë për pacientët që vuajnë nga diabeti. Ajo mund të stimulojë sekretimin e insulinës dhe ul nivelet e sheqerit në gjak.
- Vitamina K tek koriandra mund të parandalojë gjithashtu sëmundjen e alcajmerit.
- Kjo barishte ka veti anti-inflamatore, prandaj është e mirë për sëmundjet që shkaktohen nga inflamacioni, si artriti.
- Vetitë anti-septike të koriandrës ndihmojnë për të shëruar ulcerat në gojë.
- Koriandra është gjithashtu e mirë edhe për sytë. Antioksiduesit te kjo barishte parandalojnë sëmundjet e syve.
- Farat e koriandrës janë sidomos të mira gjatë ciklit menstrual.
- Koriandra është e mirë edhe për sistemin nervor, pasi forcon kujtesën.
- Personat që vuajnë nga anemia duhet ta përdorin më së shumti koriandrës, pasi përmban sasi të larta të hekurit.