Koronavirusi/ Mjekë dhe infermierë nga Kina mbërrijnë në ndihmë të popullit italian

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës. Të dhënat e fundit nga Italia tregojnë se po rritet frikshëm numri i viktimave. Mediat italiane kanë raportuar ditën e djeshme se vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 475 viktima.

Ky është bilanci më i rëndë i shënuar dhe tashmë numri i viktimave ka arritur në rreth 3 mijë. Përsa i përket numrit të të prekurve, tashmë ka arritur në 35,713.

Në këto kushte në ndihmë të popullit Italian kanë shkuar mjekë dhe infermierë nga Kina raporton La Repubblica. Me një pankartë në duar ku shkruhet “ne jemi valë nga i njëjti det, gjethe nga e njëjta pemë, lule nga i njëjti kopsht” ata kanë zbritur në aeroportin e Malppensës.

12 mjekët dhe infermierët kinezë më pas nxituan për në Lombardi, i cili është edhe rajoni më i prekur.

Ekipi mjekësor çoi në Itali 400 mijë maska, dhe pajisje të tjera mjekësore për një total prej 17 tonë material. Ekspertët vijnë nga spitale të ndryshme dhe qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në provincën lindore kineze të Zhejiang.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes