Kos si antipastë: Ul tensionin dhe parandalon artritin

Konsumimi i kosit si antipastë para vakteve mund të lehtësojë inflamacionin, hipertensionin dhe përmirësojë shëndetin e zorrës, ka zbuluar një studim i ri. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Wisconsin-Madison iu kërkuan 60 grave – gjysma obeze dhe të tjerat me peshë normale – që të konsumonin çdo ditë rreth 35 ml kos të ulët të yndyrë. Ndërsa 60 të tjera konsumuan produkte të tjera, jo të bulmetit, si mesvakt.

Në fund të studimit shkencëtarët zbuluan se kosi ndihmoi në uljen e inflamacionit të shkaktuar nga yndyrat e ngopura. Ky studim është i fudnit që tregon se produktet e bulmetit të fermentuara, si kosi dhe djathi, mund të kenë efekte transformuese në shëndetin e zorrës dhe inflamacionin.

Inflamacioni kronik lidhet me obezitetin, sindromën metabolike, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?