Kosi dhe gjiza, pse na bëjnë mirë në verë

Në stinën e verës duhet të shfrytëzojmë rrezet e diellit sa të mundemi (sigurisht pa u djegur!). Arsyeja është se ato na japin mundësinë të prodhojmë vitaminën D, një nga vitaminat më të çmuara në parandalimin e disa sëmundjeve, por kryesisht në mirëmbajtjen e kockave tona. Duke kos 2pasur kalcium në dietën tonë do arrijmë të shfrytëzojmë maksimumin e tij në sajë të vitaminës D. Kosi dhe gjiza janë produkte bulmeti të vyera. Përveç kalciumit, kosi na ofron mikroorganizma të dobishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore të ndryshme etj. Gjiza është e pasur në proteina dhe në kalcium dhe e kursyer në kripë dhe në yndyrë. Për këtë arsye ajo është një nga ushqimet më të preferuara të verës.

Sugjerime:

•Kos me fruta të ndryshme. Provoni kos pa yndyrë me frutat tuaja të preferuara në blender dhe shijojini me akull si një pije freskuese. Do merrni notën 10!

•Speca të mbushur me gjizë, të pjekur në furrë (jo të skuqur!)

•Gjizë me fruta pylli dhe mjaltë ose reçel. Mund ta vendosni mbi biskota pa sheqer (provojeni një herë pastaj flasim!)

•Sallatë me jeshile, gjizë, stafidhe dhe arra

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?