Përbërësit për 4-5 persona
4-5 copë kotoleta- 4-5 copë feta djathi
- Kripë, piper
- 3-4 lugë gjelle miell
- 2 kokrra vezë
- 2 filxhanë çaji galetë
- 1 filxhan kafeje yndyrë për skuqje
- Garniturë sipas dëshirës
Përgatitja
Kotoletat nxirren nga viçi i njomë 1 copë për racion. Për këtë pastrohet kocka duke e lënë të varur tulin te pjesa e trashë. Pritet tuli përgjysëm pjerrtazi, duke krijuar boshllëk për mbushje.
Kotoleta rrihet lehtë, i vihet në mes një fetë djathë i bardhë ose kaçkavall, drejtohet duke mbuluar djathin me të dyja fetat e tulit dhe kalohet në miell, limon, vezë (vezë e rahur me pak ujë), galetës i jepet forma e gjethes dhe ruhet në frigorifer.
Kur shërbehet kalohet në vezë të rrahur dhe skuqet. Shërbehet me patate të fërguara dhe feta limoni ose perime sote dhe feta limoni. Ju bëftë mirë!


