Me kalimin e viteve lëkura pëson shumë ndryshime pozitive dhe negative. Ndryshimet në pamjen tonë fizike janë sfidat më të mëdha. Të gjithë duan të shpëtojnë nga rrudhat dhe duan që të kenë një lëkurë sa më të shëndritshme e pa rrudha. Në këtë postim do t’ju paraqesim një krem që mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi dhe do të jetë mjaft efektiv, madje ndryshimet e para do t’i vëreni që pas 7 ditësh. Ky krem është hidratues dhe njëkohësisht ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës.
Përbërësit: 2 lugë gjelle vazelinë (pa aromë apo ngjyrues); 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër ose vaj bajame; 1 e verdhë veze; 1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja: avulloni vazelinën për disa minuta derisa ajo të shkrihet, më pas shtojini përbërësit e tjerë. Përziejni përbërësit disa minuta derisa masa të bëhet homogjene. Vendoseni përbërjen në një kuti qelqi (kuti kremi 50 ml). Para se ta aplikoni kremin duhet ta pastroni mirë fytyrën. Mbajeni kremin për 30 minuta në fytyrë dhe më pas hiqeni atë më ndihmën e një pambuku.
KUJDES! Përdoreni kremin 2 orë para gjumit, sepse ky krem do më shumë se një orë të depërtojë në lëkurë! Sigurohuni gjithashtu që nuk ju bën alergji asnjëri nga përbërësit.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi healthyfoodteam


