Krijohet ezofagu (gurmazi) i parë në laborator

gurmaz 2Një ezofag/gurmaz i krijuar nga qelizat staminale, i aftë për tu integruar në organizëm me rigjenerimin e lidhjeve nervore, muskujve dhe enëve të gjakut. Puna kërkimore, e realizuar në Zvicër dhe e koordinuar nga italiani Paolo Macchiarini do të bëjë të mundur zëvendësimin e ezofagut të njeriut që mund të jetë i dëmtuar nga kanceri apo keqformimi, me nje rrezik minimal të refuzimit nga trupi.

Esofagu u krijua në laborator falë përdorimit të qelizave staminale. Humultuesit morrën një pjesë të ezofagut nga minjtë, duke i hequr të gjithë qelizat e duke lënë vetëm strukturën që ruan të dhënat mekanike dhe kimike të organit.

Më pas kësaj strukture i mbollën qelizat staminale të palcës kockore. Pas 3 javësh nga kjo ndërhyrje, qelizat nisën të shfaqin karakteristikat e para spicifike të organit. Indet e kultivuara u përdorën për të zëvendësuar segmentin e ezofagut tek minjtë. Kafshët mbijetuan dhe tek organi u krijuan enët e gjakut, fibrat e muskujve dhe lidhjet nervore.

Kjo teknikë do të bëjë të mundur trasplantin edhe tek njeriu me rrezik minimal të refuzimit si dhe pa pasur nevojë për ilaçe.

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet