Kujdes! Ja shenjat që tregojnë se ai nuk do të martohet me ju!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

martese0Sipas Samantha Daniels, autore e ” The Diary of a Modern Day /Ditari i ditëve moderne” ju instrukton se si të kuptoni se një marrëdhënie nuk do të shkojë kurrë në drejtimin e martesës.

Ja shenjat pagabueshme që tregojnë se ai nuk do të martohet me ju.

Ai ju fton vetëm në takime intime: Një darkë komode romantike, larg të gjithëve është e bukur, por në qoftë se ai ju çon vetëm në vende të izoluara, kjo mund të jetë tregues se ai nuk dëshiron që njerëz të tjerë ta shohin me ju. Herën tjetër që ai ju pyet se ku doni të shkoni, sugjerojini një restorant ose bar popullor dhe shihni reagimin.

Është i afërt dhe i largët në të njëjtën kohë: një ditë ju shkruan 10 herë, pastaj ju neglizhon për ditë me rradhë. Pyesni se çfarë po ndodh? Tregojuni i ndershëm me veten: Ai është i zënë takim femra të tjera.

Ju thotë shpesh se jeni shpirti binjak: të gjithë e adhurojmë idenë e dashurisë në shikim të parë, por shumë shpejt mund të tregojë edhe për qëllimet e paqarta. Të jeni të sigurta që këto fjalë të bukura i ka thënë edhe më parë, mos i merrni për ët mirëqëna.

Ju distancon nga miqtë dhe jeta e tij: nëse nuk ju përgjigjen pyetjeve rreth jetës personale, ose i anashkalojnë me po dhe jo, nuk duan të investojnë kohë dhe energji , pasi mendojnë se nuk jeni do të jeni  shumë gjatë në jetën e tyre.

Burimi:cosmopolitan.com/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur