Përshtati në shqip: Blertina Koka
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Speci i kuq djegës është DISI I SIGURT kur aplikohet në lëkurë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, nuk ka shumë informacione në lidhje me sigurinë e tij kur merret nga goja. Qëndroni në anën e sigurt dhe mos e përdorni shumë këtë erz gjatë shtatzënisë.
Nëse po e ushqeni foshnjën me gji, përdorimi i specit të kuq djegës në lëkurë është DISI I SIGURT. Por është NDOSHTA I PASIGURT për beben nëse e merrni nga goja. Janë raportuar për probleme me lëkurën (dermanit) te foshnjat që ushqehen me gji kur nënat e tyre konsumonin ushqime shumë pikante me spec të kuq djegës.
Fëmijët: Aplikimi i ekstraktit të specit të kuq djegës në lëkurë për fëmijët nën moshën 2 vjeç është NDOSHTA I PASIGURT. Nuk ka shumë informacione lidhur me ushqyerjen e këtyre fëmijëve me ushqime pikante që përmbajnë spec të kuq djegës. Qëndroni në anën e sigurt duke mos u dhënë fëmijëve kësi ushqimesh.
Operacion: Speci i kuq djegës mund të rrisë gjakderdhjen gjatë ose pas operacionit. Mos e përdorni atë të paktën 2 javë para një operacioni të planifikuar.
Efektet anësore
Kremrat mjekësore dhe pomadat që përmbajnë ekstraktin e specit të kuq djegës janë DISI TË SIGURT për shumë të rritur kur aplikohen në lëkurë. Përbërësi aktiv tek speci i kuq djegës, kapsaicina, është aprovuar nga FDA për t’u përdorur tek produktet kozmetike, prandaj ato mund të shiten dhe pa recetë mjekësore.
Disa nga efektet anësore mund të jenë acarimi i lëkurës, djegia dhe kruajtje. Speci i kuq djegës mund të shkaktojë gjithashtu djegie të syve, hundës dhe fytit. Mos e përdorni atë në lëkurë të ndjeshme dhe përreth syve.
Ekstrakti i specit të kuq djegës është DISI I SIGURT për shumicën e të rriturve kur merret nga goja në periudha afatshkurtër dhe në sasi të gjendur zakonisht në ushqime. Efektet anësore mund të përfshijnë acarim të stomakut, djersitje dhe skuqje të fytyrës dhe hundës. Është NDOSHTA E PASIGURT ta përdorësh atë në doza të larta dhe për një periudhë të gjatë kohe. Në raste të rralla, mund të shkaktojë edhe efekte anësore të rënda, si probleme me mëlçinë apo veshkat.
Ekstrakti i specit kuq djegës është NDOSHTA I SIGURT kur përdoret në hundë. Deri tani nuk kanë raportuar efekte të rënda anësore, megjithatë aplikimi i tij në hundë mund të jetë shumë i dhimbshëm dhe të shkaktojë teshtitje, lotim të syve dhe skuqje të hundës. Këto efekte anësore largohen menjëherë pas përdorimit të ekstraktit.
Burimi: WebMD / Shendeti.com.al


