KUJDES! Këto simptoma mund të duken të padëmshme, por nuk janë të tilla!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Shpesh simptoma të tilla si sy të kuq apo të verdhë, të vjellat mund të duken si shenja të zakonshme, por mund të mos rezultojnë të tilla.

Ja kur duhet të konsultoheni me mjekun, në lidhje me këto shenja:

sy i kuqqTë vjellat: mund të shkaktohen nga kushte të ndryshme si shtatëzania dhe kjo konsiderohet si gjë e zakonshme. Por të vjellat janë simptoma edhe të helmimit, sëmundjeve të zorrëve, apandesitit etj. Nëse të vjellat ju vazhdojnë për 2 ose më shumë ditë, konsultohuni me mjekun.

Fece e bardhë: kjo nuk është gjë normale, sidomos kur është kronike. Jashtëqitja në ngjyrë të zbehtë të verdhë/të bardhë shkaktohet kur kanalet bilare mbyllen. Ajo mund të tregojë për ndonjë tumor të mundshëm, sëmundje të mëlçisë apo gurë në tëmth.

Hemorroidet: nëse keni hemorroide, ju duhet të konsultoheni me mjekun. Me kalimin e kohës ato përkeqësohen, shkaktojnë dhimbje, gjakderdhje etj.

Dhimbje stomaku pas konsumimit të ushqimeve të caktuara: nëse hani ushqime të yndyrshme dhe ju dhemb apo irritohet stomaku, atëherë mund të vuani nga sindroma e zorrës nervoze.

Dhimbje dhe skuqje të syrit: kjo nuk është një gjë normale, mund të tregojë për ndonjë infeksion të syrit.

Burimi: Organic Life

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë