Kujdes kur përdorni hollues gjaku! Ja çfarë duhet të dini

Përshtati në shqip: Blertina Koka

I mbani mend këto këshilla nëse përdorni çfarëdolloj ilaçi apo suplementi për hollimin e gjakut:

Mos e dyfishoni dozën. Konsultohuni me mjekun se çfarë duhet të bëni nëse gabimisht keni harruar të merrni dozën e holluesit të gjakut.

Kini kujdes kur bëni stërvitje ose aktivitete të tjera fizike. Edhe një prerje e vogël mund të shkaktojë gjakderdhje të shumtë.

Vishni doreza kur përdorni objekte të mprehta, si gërshërë, thikë dhe pajisje të kopshtarisë.

Përdorni furçë dhëmbësh të butë dhe fill dentar për të pastruar dhëmbët.

Nëse mjeku ju lejon që të bëni sporte të tilla si çiklizëm ose ski, vendosni gjithmonë kaskë.

Nëse rrëzoheni ose plagoseni, telefononi mjekun ose shkoni menjëherë në spital, edhe nëse nuk keni gjakderdhje. Çdo ngjyrosje e lëkurës ose mavijosje në trup mund të jetë shenjë e gjakderdhjes nën lëkurë.

Sigurohuni të vini në dijeni mjekun që ju jep recetë për ilaçe se po merrni hollues gjaku, pasi mund të ketë kundërveprime mes tyre. Për ilaçin warfarin sidomos lista është e gjatë.

Mos merrni ilaçe, vitamina ose suplemente pa u konsultuar më parë me mjekun. Holluesi i gjakut mund të mos funksionojë siç duhet bashkë me to. Për shembull, aspirina, iboprofeni dhe naprokseni mund të shkaktojnë më shumë gjakderdhje.

Pyesni mjekun nëse mund të konsumoni alkool. Me raste edhe mund të konsumoni, megjithatë është më mirë që të siguroheni më parë.

Telefononi mjekun nëse keni mungesë oreksi, keni të përziera, të vjella ose diarre që zgjat për më shumë se 1 ditë. Mund të mos jeni duke marrë dozën e duhur të ilaçeve.

Gjatë një trajtimi me hollues gjaku (warfarine, coumadine), duhet bërë​ kujdes i veçantë me ushqimet që përmbajnë vitaminë K me shumicë, pasi kjo e fundit, mund të pengojë veprimtarinë e tyre. Ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës K janë:

  • Shparg
  • Brokoli
  • Spinaq
  • Lakër
  • Marule
  • Qepë e njomë
  • Majdanoz
  • Lakër Brukseli
  • Kale
  • Produktet e sojës

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?