KUJDES! Ky produkt që përdorni çdo ditë mund të rezultojë i rrezikshëm

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

kunje-vesheshShumica e njerëzve i pastrojnë veshët me kunja të posaçme pambuku. Por, a e dini se kështu jo vetëm nuk i pastroni veshët, por do të keni dhe pasoja të rrezikshme?  Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë thekson se në rrethana ideale kanalet e veshit nuk duhet të pastrohen. Shumë njerëz gabimisht besojnë se dylli i veshit duhet të hiqet në mënyrë rutinë për higjienën personale, por nuk është kështu.

Në fakt, duke u përpjekur të hiqni dyllin me kunja veshësh apo pajisje të tjera të këtij lloji, mund të çoni në dëmtim të veshit, përfshirë këtu edhe trauma apo shurdhim të përkohëshëm. Këto objekte mund të shtyjnë dyllin më thellë dhe të bllokojnë kanalin.

Në shumicën e rasteve ku njerëzit ankohen për bllokim të veshëve, kjo ka ndodhur për shkak të objekteve që kanë përdorur për ta pastruar atë. Kur kjo ndodh, mund të sjellë bakteret, viruset nga veshi i jashtën në atë të brendshëm, duke rritur kështu rrezikun e infektimit, humbjen e dëgjimit apo të çajë daullen e veshit.

Nëse doni t’i pastroni veshët, shpëlajini ato me ujë të pastër ose hidhini 2 pika vaj kokosi ose ulliri brenda në vesh dhe dylli do të dalë vetë jashtë.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi