Kujdes! Ky veprim i zakonshëm para gjumit mund t’ju verbojë

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: Blertina Koka

Ekspertët e syve kanë ngritur një problem shqetësues për përdoruesit e telefonit. Ata po i paralajmërojnë njerëzit mos ta përdorin telefonin në shtrat me dritën fikur, pasi mund t’ju dëmtohet shikimi. Ose të paktën sigurohuni që të përdorni të dyja sytë kur shikoni tek ekrani i telefonit gjatë natës.telefon_gjumë_verbim

Një gazetë britanike publikoi të enjten rastet e dy femrave, të moshës 22 dhe 40 vjeç, të cilat kishin pasur probleme me shikimin për disa muaj. Ato kishin përjetuar humbje të përkohshme të shikimit, për më shumë se 15 minuta, që përsëritej herë pas here. Gratë iu nënshtruan disa ekzaminimeve mjekësore, skanimeve dhe testeve të zemrës, por nuk u gjet asnjë sëmundje.

Pasi u vizituan tek okulisti, arritën të kuptonin se pse kishin përjetuar humbje të përkohshme të shikimit.

Mjeku okulist Gordon Plant, nga Spitali i Syve Moorfield në Londër, shpjegon se të dyja femrat kishin shikuar tek telefoni inteligjent vetëm me një sy, ndërsa ishin shtrirë në shtrat me dritën fikur (syrin tjetër e kishin mbuluar me jastëk).

Dr. Plant i rekomandon njerëzit që të paktën ta shikojnë telefonin me të dyja sytë gjatë natës, përndryshe do të verbërohen.

Burimi: The Guardian / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi