Kujdes me përdorimin e aloe verës! Ja cilat janë disa nga kundërveprimet e mundshme

Përgatiti në shqip: Arlinda Gjypi

Aloe vera është një bimë shumëvjeçare me lëng (pra gjethet e saj kanë sasi të mëdha uji). Bima mund të rritet deri në 1.2 metër e gjatë dhe gjethet e saj si shpatë mund të rriten deri në 90 cm. Xheli i trashë dhe i tejdukshëm që gjendet në pjesët e brendshme të gjethes më së shumti përdoret për çarjet dhe djegiet e vogla.

Nga se është e përbërë

Megjithëse aloe vera është e përbërë nga 99% ujë, xheli i aloes përmban edhe substanca të njohura si glikoproteina dhe polisakaride. Glikoproteinat përshpejtojnë procesin e shërimit duke ndaluar dhimbjen dhe inflamacionin, ndërsa polisakaridet nxisin rritjen dhe riparimin e lëkurës. Këto substanca gjithashtu studimulojnë sistemin imunitar.

Format

Aloen mund ta përfitoni thjesht duke këputur gjethe nga bima (të cilat rriten si bimë shtëpiake), por gjithashtu mund të gjenden në treg në format e kremrave, locioneve, pomadave. Xheli i aloes shpesh përfshihet në kozmetikë dhe në produktet e kujdesit të lëkurës. Ju mund ta përfitoni aloen edhe në formën e kapsulave, tabletave, lëngjeve, xhelrave, kremrave, pomadave dhe locioneve.

Si ta përdorni

Fëmijët

Xheli i aloes mund të aplikohet mbi lëkurë vetëm për acarime të thjeshta të lëkurës. Fëmijët nuk duhet të marrin kurrë preparate gojore të aloes.

Të rriturit

Prijeni gjethen e aloes për së gjati dhe hiqni xhelin që ndodhet brenda ose përdorni një përgatitje të gatshme. Pastroni lëkurën në zonën e prekur dhe pastaj aplikojeni xhelin e aloes mbi lëkurë. MOS e përdorni në plagë të hapura.

Kujdes!

Përdorimi i bimëve është i mirë për forcimin e trupit dhe trajtimin e sëmundjeve. Megjithatë bimët mund të krijojnë reaksion me bimë të tjera apo ilaçe që po merrni. Ndaj është e rëndësishme që para se t’i përdorni të flisni gjithnjë me mjekun.

Xheli i aloes konsiderohet i sigurt nëse aplikohet mbi lëkurë, por nuk duhet vënë mbi plagë të hapura apo plagë të thella. Në raste të rralla ai mund të shkaktojë reaksion alergjik, kryesisht duke dhënë skuqje të lëkurës. Në këto raste, mos e përdorni më xhelin e aloes.

Ndërveprime të mundshme

Nëse po trajtoheni me një nga ilaçet e mëposhtme, nuk duhet ta marrë aloe verën pa folur me mjekun. MOS merrni aloe dy javë para ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ajo mund të rrisë gjakderdhejn gjatë kirurgjisë.

Mjekimet për diabetin: Kombinimi i aloe verës me gliburidet, një medikament i përdorur për të trajtuar diabetin e tipit 2, mund të ndihmojë në kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe triglicerideve. Njerëzit me diabet, të cilët përdorin aloen vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera duhet të monitorohen ngushtësisht nga mjeku i tyre për t’u siguruar që nivelet e sheqerit në gjak nuk ulen shumë (një gjendje e quajtur hipoglicemia).

Dioksina dhe diuretikët: Për shkak se përdorimi nga goja e aloes mund të ulë nivelet e kaliumit në trup, aloe lateks nuk dueht të përdoret nga njerëzit që marrin diuretikë ose digoksinë. Këto ilaçe ulin nivelet e kaliumit në trup, kështu që kombinimi i aloes me digoksinën ose diuretikët mund të shkaktojë ulje të niveleve të kaliumit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha