Kujdes! Mos e mbuloni karrocën e fëmijës në ditët me diell! Ja nga çfarë rrezikohen foshnjat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Gjatë stinës së verës duhet të evitoni sa më shumë daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, sidomos me fëmijët e vegjël. Nëse mendoni se foshnja do të jetë mirë nëse e mbuloni karrocën me një mbulesë të hollë, e keni shumë gabim.karroce_femije

Edhe një mbulesë shumë e hollë mund të rrisë temperaturën në mënyrë dramatike dhe të rrisë rrezikun për sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave. Këshilla vjen nga pediatri suedez Svante Norgren, tek spitali i fëmijëve “Astrid Lindgren” në Stokholm.

Hulumtuesit shkencorë suedezë thonë se mbulesa sipër karrocës së fëmijës mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të krijojë një nxehtësi të lartë. Sipas tyre, një karrocë e mbuluar në diell bëhet 150C më e nxehtë se një karroce e pa mbuluar.

Nga nxehtësia e lartë mund të shkaktohet edhe sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës. Prindërit rekomandohen që të mbajnë fytyrën e fëmijës të pambuluar për t’i mbrojtur ata nga nxehtësia e lartë. Gjithashtu përpiquni t’i mbani fëmijët brenda gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, sidomos në orët 11-17.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?