Kujdes! Mos e përdorni qepën nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Aspirina kundërvepron me qepën

Disa njerëz janë alergjikë ndaj qepës. Aspirina mund të rrisë edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj qepës nëse tashmë jeni alergjik ndaj saj. Për të qenë të sigurt, shmangni përdorimin njëkohësisht të tyre.

Litiumi kundërvepron me qepën

Qepa mund të ketë efekt si diuretik, prandaj mund të pengojë nxjerrjen jashtë trupit të litiumit.

Diuretikët mund të rrisin sasinë e sodiumit të nxjerrë nga trupi nëpërmjet urinës. Nga ana tjetër, ulja e niveleve të sodiumit në trup çon në rritjen e niveleve të litiumit, duke rritur kështu efektet anësore nga litiumi.

Ky ilaç përdoret për trajtimin e çrregullimeve bipolare, epilepsinë, depresionin etj.

Ilaçet për diabetin kundërveprojnë me qepën

Qepa mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ilaçet për diabetin përdoren gjithashtu për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Duke konsumuar qepë së bashku ilaçe për diabetin mund të shkaktojë rënie më shumë seç duhet të niveleve të sheqerit në gjak. Monitoroni me kujdes sheqerin në gjak. Mund të jetë e nevojshme që të ndryshoni dozën e ilaçeve për diabetin.

Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen  e gjakut (antikoagulant/ antiplatele) kundërveprojnë me qepën

Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Duke marrë qepë së bashku me ilaçe që ngadalësojnë gjithashtu mpiksjen e gjakut, mund të rritet rreziku për hemorragji. Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naprokseni, varfarina etj.

Burimi: WebMD/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë