Përshtati në shqip: Blertina Koka
Kundërveprime të moderuara, kini kujdes me këto kombinime
- Ilaçet që ndryshohen nga mëlçia (substratet Cytochrome P450 2D6 (CYP2D6) kundërveprojnë me shegën.
Disa ilaçe ndryshohen dhe zbërthen nga mëlçia. Shega mund të ngadalësojë procesin e zbërthimit të këtyre ilaçeve nga mëlçia. Konsumimi i shegës bashkë me këto ilaçe mund të rrisë efektet anësore të tyre. Prandaj konsultohuni paraprakisht me mjekun nëse mund të konsumoni shegë edhe nëse mjekoheni me një ilaç të caktuar.
Disa ilaçe që ndryshohen nga mëlçia janë: amitriptyline (Elavil), codeine, desipramine (Norpramin), flecainide (Tambocor), fluoxetine (Prozac), ondansetron (Zofran), tramadol (Ultram).
- Ilaçet për tension e lartë të gjakut kundërveprojnë me shegën
Lëngu i shegës duket se ul tensionin e gjakut. Nëse merrni lëng shege së bashku me këto ilaçe për tensionin e gjakut ky i fundit mund të ulet më shumë seç duhet. Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut janë captopril (Capoten), enalapril (Vasotec), lisinopril (Prinivil, Zestril), ramipril (Altace) etj.
- Rosuvastatin (Crestor) kundërvepron me shegën
Ky ilaç zbërthehet nga mëlçia. Duke konsumuar lëng shege mund të ngadalësohet procesi i zbërthimit të këtij ilaçi, duke u rritur kështu efektet anësore.
Dozat
Doza e saktë e shegës varet nga disa faktorë, si mosha përdoruesit, gjendja shëndetësore dhe gjendje të tjera. Aktualisht, nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të shegës. Duhet të mos harroni që produktet natyrale jo domosdoshmërish janë të sigurta, prandaj dozat janë të rëndësishme. Kushtojuni vëmendje etiketave kur blini produkte të shegës, si dhe konsultohuni me farmacistin apo një profesionist të shëndetësisë para se të përdorni ekstrakte apo suplemente të frutit, lëkurës, luleve apo pemës së shegës.
Burimi: WebMD / Shendeti.com.al


