Kujdes! Po rrisni në mënyrë drastike rrezikun për atak në zemër duke bërë këtë veprim çdo ditë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Anashkalimi i mëngjesit rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru, ka zbuluar një studim i ri.

Ekspertët kanë zbuluar se personat që shmangin vaktin e parë të ditës janë dy herë më të rrezikuar t’i kenë enët e gjakut të bllokuara me pllakë bakteriale.

E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje kufizon rrjedhjen e oksigjenit dhe gjakut në organet jetësore dhe rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Ky është shkaktari kryesor i atakut në zemër dhe goditjes në tru.

Mbi 1 në 3 persona shmangin rregullisht mëngjesin. Kjo bën që ata të hanë më shumë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme në pjesën tjetër të ditës.

Vaktet e munguara alternojnë balancën hormonale të trupit dhe orën e brendshme, duke shkaktuar dëme në shëndetin në përgjithësi.

Hulumtuesit shkencorë spanjollë dhe amerikanë ndoqën më shumë se 4000 zyrtarë të moshës së mesme për gjashtë vite. Një në 5 persona konsumonin një mëngjes të bollshëm që i kalonte 400 kalori, ndërsa pjesa më e madhe e niste ditën me diçka të vogël.

Rreth 3% e pjesëmarrësve në studim e anashkalonin fare mëngjesin. Pasi kryen të gjithë eko për të parë gjendjen e enëve të gjakut, shkencëtarët zbuluan se personat që e anashkalonin mëngjesin ishin 2.6 herë më shumë të rrezikuar nga arteroskleroza, krahasuar me ata që konsumonin gjithmonë mëngjes.

Ekspertët thonë se ky studim vërteton që mëngjesi është realisht vakti më i rëndësishëm i ditës.

Autori kryesor i studimit, dr. Jose Peñalvo, nga Universiteti Tufts, në SHBA, thotë: “Përveç lidhjes së drejtpërdrejtë me faktorët e rrezikut kardiovaskular (zemrës(, anashkalimi i mëngjesit mund të jetë një shënjues për dietën ose mënyrën e jetesës së pashëndetshme në përgjithësi”.

“Anashkalimi i mëngjesit mund të shkaktojë çrregullime hormonale dhe të alternojë ritmin kardiak (orën e brendshme”.

“Që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës është vërtetuar drejt në këtë studim”.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?