Kujdes! Rrezikoheni nga kanceri i zorrës së trashë nëse abuzoni me këto pije

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vetëm 2 gota verë në ditë mund të rrisin kancerin e zorrës me gati 21%, paralajmëron një studim i ri.

Duke kthyer për qejf dy gota verë në ditë, rritet rreziku i kancerit kolorektal dhe i fytit me 1/5. Ndërsa ata që konsumojnë më shumë se 4 pije alkoolike në ditë vënë veten në rrezik të lartë nga kanceri i pankreasit, mëlçisë dhe stomakut.

Ky paralajmërim vjen pasi shkencëtarët zbuluan se mesatarisht  britanikët konsumojnë 2.1 pije alkoolike çdo ditë. Nga ana tjetër, kanceri kolorektal, i pankreasit dhe mëlçisë marrin më shumë se 3 milionë jetë njerëzish çdo vit.

Konsumimi i alkoolit në Evropë është më i lartë se në çdo rajon tjetër në botë, ku më shumë se 1/5 e tyre mbi moshën 15 vjeç e teprojnë me pijen të paktën njëherë në javë. Si pasojë, kontinenti jonë ka edhe përqindjen më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme të lidhura direkt e alkoolin. Pavarësisht niveleve të larta të konsumimit të alkoolit në të gjithë Evropën, studimet kanë treguar se më shumë se 90% e njerëzve nuk janë në dijeni për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?