Kujt i bëjnë mirë luleshtrydhet?

Blerina Bombaj, dietologe

luleshtrydhe 2

Në përgjithësi kur konsumi i frutave dhe zarzavateve rritet, sëmundjet pakësohen. Tani vjen stina e luleshtrydheve, një frut ,i cili për nga përbëria që ka, vlen për të gjithë ata që mund të kenë probleme me:
– Zemrën: konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.
– Artritin: në sajë të përmbajtjes së lartë në “quercitine”, ato përbëjnë një anti-inflamator natyral
-Sëmundje tumorale: luleshtrydhet përmbajnë antioksidante që neutralizojne agjente kancerogjen dhe ulin inflamacionin.
-Hipertensionin: përmbajtja e lartë në elektrolitin Kalium i bën luleshtrydhet zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.
– Kapsllekun: në sajë të fibrave dhe ujit që përmbajnë ndihmojnë zbutjen e feceve
– Diabetin: në sajë të indeksit glicemik të ulet, luleshtrydhet mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti duke u përfshirë në meny-në e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.
– Depresioni: përmbajtja e kënaqshme në acid folik i bën luleshtrydhet zgjedhje të shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë!
– KolesterolinP: konsumi i përditshëm i luleshtrydheve ju ndihmon të kontrolloni më mirë nivelin e yndyrnave në gjak!
Kujdes: kërkoni luleshtrydhe të stinës, të vendit dhe të rritura pa kimikate. Kjo vërehet nga madhesia e tyre dhe ngjyra!

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit