Blerina Bombaj, dietologe
Vetëm me 4 përbërës, këta “kulaçë” mund të shijojnë për së mbari në mëngjeset tuaja duke i shoqëruar sipas dëshirës me mjaltë, reçel ose djathë dhie!
- 4 vezë fshati
- 3/4 filxhan qumësht i freskët
- 2 lugë gjalpë të freskët të shkrirë ose vaj ulliri
- 1 filxhan miell të zi të përzier me të bardhë
Përgatitja:
Lyeni format e tepsisë me vajin. Mbushini deri në gjysëm me masën që përftohet nga përzierja e tre përbërësve të tjerë dhe i piqni!



