Kungulleshka me patate furre

kungulleshkaPërbërësit për 5 persona

  • 1.5 kg kungulleshka
  • 1 kg patate
  • 2-3 lugë gjelle miell
  • 1 tufë kopër
  • 5 lugë gjelle djathë të tharmuar
  • 3 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 200 gr vaj, kripë, piper

Përgatitja

Kungulleshkat pasi kriposen, lyhen me miell pasi më parë janë prerë në rrota dhe skuqen. Edhe patatet priten në feta rrumbullake dhe skuqen.

Pastaj shtrohen në një tepsi patatet dhe mbi to kungulleshkat. U hidhet kripë, piper, kopër i grirë, djathë, vezët e rrahura me qumësht, spërkaten me pak yndyrë dhe piqen në furrë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin