Kuptoni simptomat e HIV AIDS dhe fazat që kalon kjo sëmundje

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Virusi i Imunodeficensës Humane, apo i njohur ndryshe si HIV, është virusi që shkakton AIDS-in. Kjo sëmundje dobëson aftësinë e individit për të luftuar infeksionet. Sëmundja mund të kalohet nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, përdorimi i gjilpërave, brisqeve, furçës së dhëmbëve të njëjtë, nga nëna tek fëmija. Testi që përcakton diagnozën e HIV AIDS, është një test specifik gjaku.

Infeksioni HIV ndahet në 3 faza. Faza e parë është quajtur infeksioni akut ose serokonversioni. Kjo fazë ndodh brenda 2 – 6 javëve pas ekspozimit ndaj infeksionit ose pasi jeni infektuar. Faza e parë është faza ku sistemi imunitar i “shpall luftë” infeksionit. Simptomat e infeksionit akut duken të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera virale dhe shpesh krahasohen me simptomat e gripit. Simptomat mund të zgjasin 1-2 javë dhe më pas virusi zhvillohet dhe kalon në një tjetër fazë jo simptomatike.

Simptomat e para të infeksionit akut HIV përfshijnë:

  • hiv aidsDhimbje koke
  • Diarre
  • Të vjella ose të përziera
  • Lodhje kronike
  • Dhembje muskujsh
  • Dhembje fyti
  • Puçrra të kuqe që nuk ju kruhen, zakonisht në bust
  • Ethe

Nëse mendoni se keni rënë në kontakt me një njeri të infektuar me AIDS, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun, ata do t’ju japin disa barna që përdoren vetëm brenda 72 orëve nga ekspozimi ndaj sëmundjes për të luftuar infeksionin.

Testet e gjakut për HIV AIDS  mund të mos e pohojnë shfaqjen e sëmundjes që në javët e para, por mund të zbulojnë vetëm antitrupat.  Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se janë të infektuar me HIV, por javë më vonë ata përjetojnë simptomat e serokonversionit. Këto simptoma shfaqen në fazën kur trupi është duke u përpjekur të luftojë sëmundjen.

Faza e dytë: periudha pa simptoma

Pas fazës së parë, sistemi imunitar humb betejën me HIV-in dhe simptomat zhduken. Infeksioni HIV hyn në fazën e dytë të tij, e cila mund të jetë një periudhë e gjatë pa simptoma, që quhet faza asimptomatike apo latente. Kjo fazë mund të zgjasë edhe deri në 10 apo më shumë vite. Gjatë kësaj faze, HIVi është duke vrarë qelizat CD4 dhe duke shkatërruar sistemin imunitar. Testet e gjakut gjatë kësaj faze mund të zbulojnë numrin e T-qelizave CD4. Normalisht një person ka rreth 450 – 1400 T-qeliza CD4 për mikrolitër. Ky numër qelizash ndryshon vazhdimisht në varësi të gjendjes shëndetësore të personit.

Faza e tretë: faza e avancuar e infeksionit HIV

Është faza kur numri i qelizave CD4 bie nën 200. Në këtë fazë testet specifike të gjakut diagnostikojnë personat me HIV AIDS.

Deri tani nuk ka asnjë medikament që shëron këtë sëmundje, por ekzistojnë barna që bëjnë të mundur rindërtimin e sistemit imunitar, por fatkeqësisht këto barna janë shumë të shtrenjta dhe kanë efekte të shumta anësore.

Disa nga shenjat që tregojnë se jeni infektuar me HIV (në fazë më të vonshme) janë:

  • pucrra aidsNdjesi lodhje gjatë gjithë kohës
  • Nyje limfatike të fryra në qafë dhe/ose ije
  • Ethe që zgjasin për më shumë se 10 ditë
  • Djersitje e tepërt natën
  • Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme
  • Njolla ngjyrë vjollcë në lëkurë që nuk hiqen
  • Gulçim
  • Diarre e vazhdueshme
  • Infeksione maja në gojë, fyt ose vaginë
  • Gjakderdhje e pashpjegueshme

Këto janë shenjat në fazat e avancuara të sëmundjes, nëse vëreni disa prej tyre kontaktoni menjëherë mjekun.

Burimi: Web MD

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë