Një maturant nga Podujeva ka bërë një gjest shembullor, që jo të gjithë kanë guxim ta bëjnë.
Në mbrëmjen e diplomimit ai ka shkuar i shoqëruar me shoqen e klasës e cila është me aftësi të kufizuara.
Me këtë zgjedhje ai i ka dhënë mundësi vajzës ta përjetojë këtë ditë të rëndësishme njëlloj si gjithë të tjerët, pa u ndierë aspak inferiore.
Fotoja e tyre është publikuar në media të ndryshme duke treguar se ky veprim që shpreh humanizëm dhe barazi, është përkrahur nga të gjithë./ Elena Beta
