Kur duhet të fillosh t’i flasësh fëmijës për seksualitetin

Prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në bisedat që bëjnë me fëmijët. Në fakt, adoleshentët të cilët kanë pasur biseda të mira me prindërit në lidhje me seksualitetin, e kanë filluar më vonë aktivitetin seksual, kanë pasur më pak partnerë dhe i kanë njohur rreziqet që mund të vijnë nga marrëdhëniet e pambrojtura.

vajza dhe mamajaSeksualiteti përfshin një gamë të gjerë temash duke përfshirë meshkujt, femrat, zhvillimin njerëzor, riprodhimin, llojet e marrëdhënieve, çfarë e bën një marrëdhënie të shëndetshme ose jo, sjelljet seksuale, parandalimin e shtatëzanisë dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme etj. Biseda rreth seksualitetit nuk është aspak e lehtë për prindërit, sidomos kur fëmija e ka arritur fazën e adoleshencës ku i kupton më mirë gjërat.

Hulumtimet tregojnë së adoleshentët janë më aktivë nga se mendojnë prindërit. Sipas studimeve, deri në moshën 19-vjeçare 7 në 10 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie seksuale. Rreth 2 mijë adoeshente ngelin shtatzënë në SHBA çdo ditë. Nga studimet rezulton se adoleshentët kanë norma më të larta infeksionesh seksualisht të transmetueshme.

Prindërit janë ata që mund të bëjnë ndryshimin. Ata mund të flasin me fëmijët dhe mund të ndërtojnë marrëdhënie të forta me ta, duke u vendosur kështu “kufijtë” e lejueshëm.

vajza dhe mamiSi mund të filloni të flisni me fëmijët në lidhje me seksualitetin?

Jeta e përditshme ju ofron shumë mundësi për të folur në lidhje me seksualitetin. Ju mund ta filloni bisedën spontanisht duke parë një shfaqje televizive, një film rozë apo një femër shtatzënë në rrugë. Këto momente do t’jua bëjnë më të lehtë fillimin e bisedës.

Kur duhet të filloni të flisni me fëmijën në lidhje me seksualitetin?

Është mirë që të filloni të flisni me fëmijën që në moshë të vogël, rreth moshës 6 vjeç. Fëmijët janë kuriozë për trupin e tyre, djalë apo vajzë qoftë ai/ajo dhe llojeve të ndryshme të marrëdhënieve në një moshë shumë të hershme. Kureshtja e tyre krijon një mundësi të natyrshme për të filluar bisedën në lidhje me këto tema. Fëmijëve të vegjël rreth moshës 5-6 vjeç mund të filloni duke u mësuar emrat e pjesëve të trupit të tyre. Rreth moshës 10 vjeç duhet të filloni t’u flisni rreth marrëdhënieve që krijohen nga një mashkull dhe një femër. Rreth moshës 14 vjeç duhet t’i flisni fëmijës rreth çdo teme mbi marrëdhëniet seksuale, duke përfshirë këtu shtatzënitë e mundshme nga marrëdhëniet e pambrojtura dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Kur të flisni me fëmijët në lidhje me këto tema, është e rëndësishme të mbani tone të përshtatshme në bisedë. Mos anashkaloni asnjë pyetje të tyre dhe përgjigjuni në mënyrë të qetë dhe bindëse. Informacioni i përshtatshëm në këto mosha ua bën më të lehtë fëmijëve kuptimin e seksit si një pjesë e natyrshme e zhvillimit njerëzor dhe emocional.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?