Kur duhet të marrim antibiotik? Mjeku Alimehmeti ngre alarmin, jep këshilla të vlefshme për qytetarët

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin sa i takon marrjes së antibiotikëve pa recetë mjeku.

Në studion e emisionit “7pa5”, Alimehmeti tha se antibiotiku është për të luftuar infeksionet që janë në trup, të cilat i konstaton mjeku, por shtoi se jo domosdoshmërisht është një gjë e tillë kur kemi temperaturë.

Sipas mjekut, është e rëndësishme që antibiotikun ta marrim vetëm me referim të mjekut dhe jo këshillat e farmacistëve, komshinjve apo internetit.

“Antibiotiku përdoret kur thotë mjeku. 1 e 3 e shqiptarëve e merr pa recetë. Kur mjeku të viziton sheh baktere dhe në atë moment po. Antibiotiku lufton infeksionet, nuk ul temperaturën. Temperatura nuk është infeksion domosdoshmërisht, mund të jetë edhe virozë. Këshillat dhe antibiotiku nuk merret as nga farmacisti, as nga komshiu dhe as nga këshilla në internet”, tha Alimehmeti.

 

Burimi: vizionplus.tv

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?