Kryefaqja Shendeti a-z O Kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

Kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

0
Shpërndaje

Nga mjeku neurokirurg Fatos Olldashi

Dhimbja e mesit është një fenomen shumë i shpeshtë tek njeriu. Nga statistikat llogaritet që 80% e njerëzve kanë një eksperiencë dhimbje mesi në jetën e tyre. Jo të gjithë kanë hernie diskale, por dhimbja e mesit dhe përhapja në trajektoren e nervit shiatik është shumë e shpeshtë dhe natyrisht jo të gjithë dhimbje mesi shtylla kurrizorebëhen operacion.

Kryesisht, kriteret për operacion janë të ndryshme dhe kanë evoluar në kohë. Kanë evoluar në daljen e ekzaminimeve të rëndësishme, siç janë skaneri dhe rezonanca. Por ato që janë kritere absolute për operacion, janë ato raste që shkaktojnë paralizë. Ato duhen bërë sa më shpejt, sepse nëse ndodh paraliza, është shumë e vështirë për t’u rikthyer. Këto janë raste që nuk duhen diskutur për operacion.

Rastet e tjera duhen diskutuar. Janë kryesisht rastet që nuk kanë dhënë dëmtime neurologjike, që nuk kanë dhënë paraliza të këmbës apo të një lëvizje, pra, nuk ngre dot gishtin e madh lart, nuk e shkel dot këmbën etj. Nëse këto kanë ndodhur dhe brenda një kohë të shkurtër duhet të bëhet operacion, nëse këto nuk kanë ndodhur dhe tek ankesat e të sëmurit dominon vetëm dhimbja pa dhënë defiçite neurologjike, atëherë vlen që të diskutohet me të sëmurin.

Fatos Olldashi (3)
Neurokirurgu Fatos Olldashi

Natyrisht që duhet bërë një konsultim edhe me imazherinë. Kështu, mjeku ka përpara të sëmurin, historinë e sëmundjes së tij dhe imazherinë. Në këtë rast ai vendos se çfarë do të ndodhë me të sëmurin. Është e rëndësishme që vendimi për operacion ose jo të hernies fiskale të merret i personalizuar. Domethënë, ka shumë rëndësi që të bisedohet me të sëmurin, të pyetet çfarë profesioni ka, të pyetet se sa të shpejtë e do ai shërimin. Duhet t’i sqarohet sesa të shpejtë e do ai operacionin, mënyrat sesi kryhet operacioni dhe në fund i lihet në dorë të smëurit. Flasim për ato raste kur nuk kemi defiçite neurologjike.

Në këto raste është mirë që të përdoren ilaçet, ato që quhen antiinflamatorë ose edhe ilaçet e dhimbjes.

Megjithatë, ka kritere të ndryshme. Ka njerëz që marrin tre muaj ilaçe dhe pastaj merret vendimi për operacion. Ka kritere që ka dy javë.

Në praktikën time veproj kështu: i shpjegoj të sëmurit se çfarë është sëmundja, i shpjegoj rrezikshmërinë , pra i tregoj të sëmurit që kjo sëmundje nuk të rrezikon jetën. Pra, mund të jetosh. I shpjegoj që dhimbja do të kalojë një ditë, ajo dhimbje që sot duket e tmerrshme mund të kalojë edhe spontanisht pa bërë asnjë veprim, edhe pa përdorur ilaçe. Por dhimbja do të bëjë kurbën e vet të ngritjes së dhimbjes dhe pastaj të rënies. Ilaçet ndikojnë në shkurtimin e këtij cikli. Varet nga pacienti pra, nëse do ta tolerojë dhimbjen apo nuk do ta tolerojë dhe në bazë të kësaj i sëmuri zgjedh nëse do njjë zgjidhje të shpejtë (operacion) apo do të ketë durimin që të rrijë disa kohë në krevat, por jo shtrirë, jo një qëndrim absolut, por do të bëjë aktivitetet fizike.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here