Kur është koha më e mirë për të larë dhëmbët, para apo pasi të keni ngrënë?

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Këshilla standarde e dentistëve është që t’i lajmë dhëmbët tanë dy herë në ditë. Larja e dhëmbëve është pjesë e rutinës së mëngjesit dhe mbrëmjes, dhe disa njerëz i lajnë dhëmbët madje pas çdo ushqimi. Por, kur është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët?dhembe

Sipas një studimi të kryer nga kërkuesit shkencorë në Kolegjin Universitar në Londër, koha më e mirë për larjen e dhëmbëve është pak konfuze dhe kontradiktore.

Disa dentistë rekomandojnë që të prisni pak, pasi të keni ngrënë ushqime ose keni pirë pije të ndryshme, për të mos i dëmtuar dhëmbët.

Por, dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë në Britani, tha për Independent se çfarë rekomandon ai kur është fjala për larjen e dhëmbëve.

“Më e mira është që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, tha ai.

“Duhet të pritni të paktën 30 minuta pasi të keni ngrënë ushqim për t’i larë dhëmbët, përndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve. Larja e dhëmbëve para se të shkoni për të fjetur është tepër e rëndësishme, për shkak se ushqimi i mbetur në dhëmbë mund t’i dëmtojë ata gjatë qëndrimit aty gjatë gjithë natës”, shtoi ai.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi