Kur të “bie rruga” nga dhomat e onkologjikut

Denisa Canameti

Tashmë dihet mallkimi i famshëm: Rënç në spital! Dhe nëse do të bëhej fjalë vetëm për sëmundjen, atëherë deri diku do të ishte një mallkim i lehtë. Por me gjendjen në të cilën ndodhen spitalet sot, situata ndryshon. Në pavionin e onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, aty ku mungojnë ilaçet, ku shpresa varet në fije të perit, dhimbjes i shtohet edhe situata e dhomave në të cilën shtrohen të sëmurët. E tillë si ajo që tregon fotoja bashkangjitur.

Mure plot lagështirë e myk. Një erë mbytëse që e bën njeriun e mjerë të dëshirojë të zhduket nga ai vend sa më parë. Ndërsa flitet për një rilindje të mjekësisë, ndoshta ministri i Shëndetësisë duhet të kalojë edhe një herë nga ky repart, të shohë situatën në të cilën ndodhen të sëmurët. Sepse në një nga deklaratat e fundit, Beqaj i ftoi gazetarët të shkonin dhe të verifikonin vetë nëpër spitale që situata nuk është aq keq sa thuhet. Ndoshta ka dashur të shprehet me batutën e humorit: “Ti mendon se grekët janë të këqij? E ke gabim! Ata janë edhe më të këqij!”

Onkologjiku Tirane QSUT 22 janar 2015

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis