Kurabie, si përgatiten

Përbërësit

  • Burri gatuan300 gr bajame të shtypura
  • 500 gr gjalpë
  • 2 të verdha vezësh
  • 700 gr sheqer pluhur
  • 900 gr miell
  • 1 filxhan çaji konjak
  • Pak kanellë

Përgatitja

  • Rrahim gjalpin derisa të zbardhet, shtojmë 200 gramë sheqer dhe vazhdojmë rrahjen. Shtojmë të verdhat e vezëve, kanellën, konjakun dhe vazhdojmë rrahjen.
  • Pastaj hedhim bajamet dhe vazhdojmë punimin. Në fund, shtojmë miellin dhe e punojmë sa të bëhet një masë e mirë. Formojmë kurabiet, sipas dëshirës, dhe i pjekim në furrë të nxehur në 180 gradë për 15 minuta.
  • Pasi i nxjerrim kurabiet i vendosim në një sipërfaqe të sheshtë dhe i mbulojmë me pjesën tjetër të sheqerit.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin