Kurrë nuk duhet t’i përdorni njëherësh këto ilaçe dhe bimë mjekësore

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Suplementet e hekurit

Këto suplemente mund të ulin efektet e ilaçeve që përdoren nga njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi (kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm hormone). Nëse po mjekoheni me këtë ilaç dhe multivitamina, sigurohuni që këto të fundit mos të kenë hekur në të. Nëse ju nevojitet suplementi i hekurit, konsultohuni me mjekun për ta përdorur atë dhe ilaçet e tjera në kohë të ndryshme.

Antihistamina

Këto ilaçe ndihmojnë për të lehtësuar hundët  bllokuara dhe teshtimën të shkaktuar nga alergjitë, por nga ana tjetër mund t’i bëjnë ilaçet për tensionin e gjakut më pak efikase dhe të rrisin rrahjet e zemrës. Nëse merrni ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, flisni me mjekun që t’ju rekomandojë mënyra të tjera për të mbajtur nën kontroll alergjitë.

Ilaçet për epilepsinë

Këto ilaçe përdoren për mbajtjen nën kontroll të sëmundjes së epilepsisë, por nga ana tjetër mund t’i bëjnë më pak efikase pilulat për kontrollin e lindjes, duke penguar kështu parandalimin e shtatzënive të padëshirueshme. Studimet kanë treguar gjithashtu se nëse përdoren me disa ilaçe të tjera, mund të shkaktojnë efekte anësore serioze.

Vitamina K

Nëse merrni warfarin – që përdoret për të trajtuar dhe parandaluar mpiksjen e gjakut – kini kujdes se sa vitaminë K merrni. Ajo mund t’i bëjë më pak efikase holluesit e gjakut dhe rrisin rrezikun për mpiksje të gjakut. Brokoli, lakrat e brukselit, majdanozi dhe spinaqi janë disa nga ushqimet më të pasura me vitaminë K.

Ginkgo Biloba

Disa njerëz e përdorin këtë bimë mjekësore për të ulur ose parandaluar rritjen e tensionit të gjakut, demencën, zhurmat në vesh (tinitus) dhe gjendje të tjera. Por, nga ana tjetër mund të dobësojë efektet e disa ilaçeve që përdoren për mbajtjen nën kontroll të epilepsisë dhe marramendjes.

Jamballi

Disa njerëz e përdorin jamballin si bimë mjekësore që ndihmon me tretjen. Por ajo mund të dobësojë efektin e disa ilaçeve, si për shembull “cyclosporine” e përdorur nga njerëzit që kanë kryer transplanto të një organi.

Xhinsengu

Xhinsengu mund të ulë efektet e ilaçeve që përdorin për hollimin e gjakut (warfarin). Prandaj nëse përdorni hollues gjaku si heparinë ose aspirinë, si dhe ilaçe anti-inflamatore jo-steroidale si ibuprofeni ose naprokseni. Nëse merrni frenues të MAO, xhinsengu mund të shkaktojë dhimbje koke, probleme me gjumin, hiperaktivitet dhe nervozizëm.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?