Infeksionet seksuale, më të kujdesshëm femrat apo meshkujt?

mjeku dhe gruaja 2

Përgjigje nga mjeku infeksionist Arjan Harxhi:

Problemi është i tillë që për vetë ndryshimet fiziologjike, ndoshta femra është më në kontakt me mjekun gjinekolog. Megjithatë, jo çdo ankesë që ka lidhje me organet gjenitale është një infeksion seksualisht i trasmetueshëm. Shpeshherë, femrat kanë ankesa që lidhen me mykun, vaginozat që janë infeksione të tjera endogjene, por jo të tipit IST. Ndaj janë më shpesh në kontakt me mjekun dhe janë pak më të “kulturuara” sesa meshkujt. Ajo çka ndodh rëndom, është që pas vizitës së femrave tek mjeku gjinekolog, partnerët referohen tek unë. Kam shpesh pacientë që, pasi është parë pacientja femër, partneri referohet për të kontrolluar tek unë. Megjithatë, ka plot raste që paraqiten vetë kur kanë ankesa të tipit të infeksionit të uretriteve.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?