Kryefaqja Kuzhina Kuzhinierja Evgjeni Harizi: Çfarë të gatuajmë gjatë një jave?

Kuzhinierja Evgjeni Harizi: Çfarë të gatuajmë gjatë një jave?

0
Shpërndaje

Nga kuzhinierja Evgjeni Harizi

Amvisat, shpeshherë, janë të shqetësuara se çfarë mund të gatuajnë për të kënaqur pjesëtarët e familjes me ushqime të shijshme. Ato duhet të punojnë në mënyrë të tillë që ata të marrin të gjitha vlerat ushqimore për të zëvendësuar energjitë e humbura.

Për këtë është mirë të mendohet më parë dhe të bëhet një listë javore duke i ndryshuar gjellët çdo ditë, në mënyrë që ato të konsumohen më me shije.

Bazë për gatimin e gjellëve është lënda e parë, e cila sipas listës duhet të jetë e siguruar për gjithë javën.

Patatet e qepët mund të blihen për gjithë javën, ndërsa perimet e tjera 2 herë në javë duke i blerë me shumicë. Perimet duhet të ruhen në vende të freskëta dhe të zgjidhen çdo ditë. Ja një menu orientuese për drekë gjatë një jave:

gatuaj kuzhine familjeE hënë

  1. Patëllxhanë imam bajalldi me qepë dhe hudhra
  2. Sallatë
  3. Komposto

E martë

  1. Tarator ose sallatë
  2. Speca të mbushur
  3. Fruta

E mërkurë

  1. Mish turli me perime
  2. Sallatë
  3. Paluze me pjeshkë ose kumbulla

E enjte

  1. Supë me perime
  2. Byrek me qepë e domate
  3. Fruta

E premte

  1. Qepë me vezë në formë kime
  2. Tarator
  3. Krem vanilje ose fruta

bamjeE shtunë

  1. Bamje jahni
  2. Sallatë
  3. Fruta

E diel

  1. Mish frikase ose me perime
  2. Byrek me kungull
  3. Kek

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here