Ky çaj ju shpëton nga sëmundjet e zemrës dhe ndihmon në rënien në peshë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

caj jeshil

Sipas shkencëtarëve japonezë, vetëm një filxhan çaji jeshil në ditë ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Në studimin e kryer tek më shumë se 90 mijë njerëz të grupmoshës nga 40-69 vjeç, për katër vjet, hulumtuesit japonezë zbuluan se personat që konsumojnë më shumë çaj jeshil në ditë, janë më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru ose probleme me frymëmarrjen.

Femrat që pinin vetëm një filxhan çaj jeshil në ditë, ishin 10% më pak të rrezikuara për të pasur një vdekje të parakohshme, ndërsa me rritjen e sasisë së çajit ulet edhe rreziku. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.

Përveç se ju shpëton nga sëmundjet e zemrës, çaji jeshil rregullon edhe tensionin e gjakut dhe ndihmon për të rënë në peshë. Ai është i pasur me antioksidues të quajtur polifenole, që ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e padëshirueshëm.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim