Kryefaqja Box 3 Ky është çaji që ju dhuron shëndet! Ja si ta përgatisni!

Ky është çaji që ju dhuron shëndet! Ja si ta përgatisni!

1
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

lule radhiqeLuleradhiqja mund të përdoret për kurimin e shumë problemeve dhe çrregullimeve. Çaji nga luleradhiqet në rastet më të shpeshta përdoret për rregullimin e oreksit, si dhe për luftimin e dhimbjeve në nyje dhe muskuj. Ky lloj çaji ka ndikim laksativ dhe përdoret për përmirësimin e sistemit tretës. Shpeshherë përdoret edhe si pastrues për fytyrën, për zbutjen e infeksioneve dhe parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Luleradhiqja më së shumti përdoret si çaj, derisa rrënja e saj mund të përdoret edhe si zëvendësim për kafen.

Ky çaj zbut infeksionin e bajameve, parandalon infeksionet e sistemit urinar, pastaj te mungesa e oreksit, telashet në lukth, kapsllëkun, gazrat, simptomat e artritit.

Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkava dhe të traktit urinar. Çaji i luleradhiqes lehtëson problemet e tretjes dhe redukton rrezikun nga gurët në veshka.

Çaji nga luleradhiqja stimulon lehtë sistemin e tretjes dhe përmirëson djegien e kalorive. Hekuri është një pjesë e rëndësishme e hemoglobinës, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë esenciale për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Luleradhiqja përmban natrium organik, i cili është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kanë një nivel shumë të ulët të natriumit në trup.

Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës. Ato kanë ndikim antimikrobial dhe antiviral, dhe për këtë arsye janë të shkelqyeshme për pakësimin e puçrrave në fytyrë, si dhe lehtësimin e pickimeve të insekteve. Ato rregullojnë nivelin e hormoneve ndërsa lëkurës i japin një shkëlqim natyral dhe butësi.

Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al

 

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here