Ky është fruti që rregullon presionin e gjakut dhe nivelin e lartë të sheqerit në gjak!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

rrush i ziRrushi i zi, i njohur për ngjyrën e errët dhe shijen e ëmbël, vjen i mbushur me ushqyes dhe antioksidantë. Kultivimi i këtij lloj rrushi daton 6000 deri në 8000 vjet më parë, duke u bërë fruti më i vjetër i kultivuar në Lindjen e Afërt dhe Evropë.

Një studim i bërë nga Universiteti i Miçiganit, sugjeron se konsumimi i rrushit të zi mund t’ju mbrojë kundër dëmtimeve të metabolizmit, rregullon presionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të sheqerit në gjak, redukton yndyrën e tepërt rreth belit. Resveratrol, një kompleks që gjendet në rrush, është i njohur për lehtësimin e rrjedhjes së gjakut duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në trup.

Rrushi i zi përmban karotenoide, të njohura për të ndihmuar në ruajtjen e një shikimi të mirë. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Biologji dhe Mjekësi”, rrushi mund të luajë një rol të rëndësishmë në parandalimin e verbërisë.

Rrushi i zi është antioksidant shumë efektiv në luftimin e të gjitha llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit.

Një studim i bërë nga hulumtuesit në Universitetin e Qendrës së Kancerit në Kolorado, gjeti se konsumimi i vazhdueshëm i rrushit ët zi mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit ët qafës së mitrës.

Vaji i farave të zeza të rrushit përmban antioksidantë dhe vitaminë E që ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut në lëkurë e kokës, duke evituar humbjen e flokëve. Vaji i rrushit është i njohur edhe për përmirësimin e rritjes së përgjithshme të flokëve.

Burimi: radianthealthtips / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?