Ky është i vetmi ushtrim i aprovuar nga shkenca për të humbur dhjamin në bark

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Jo të gjithë kanë fatin të kenë një bel të hollë. Megjithatë, jo gjithmonë është faji i fatit që edhe ju të bëni pjesë në listën e personave që lavdërohen për belin e tyre.

Një studim i fundit ka zbuluar se një ushtrim është sidomos adapt në djegien e dhjamit në bark. Dhjami në bark është jo vetëm i bezdisshëm por edhe i rrezikshëm, duke qenë se rrethon disa organe jetësore.

Por, cili është ai ushtrim i provuar shkencërisht që mund të ndihmojë në djegien e dhjamit? Në një studim të publikuar tek Journal of Sports Medicine and Physical Fitness, shkencëtarët hulumtuan se si lloje të ndryshme trajnimi ndihmojnë për t’u dobësuar në pjesën abdominal. Gjatë studimit, pjesëmarrësit kryenin stërvitje 4 herë në javë, duke ndjekur ushtrime të ndryshme. Pjesëmarrësit tek njëri grup kryen 4 ushtrime kardio konstante, ndërsa tek grupi tjetër ata kryen 2 ushtrime konstante dhe dy të tjera me intensitet të lartë.

Rezultoi që ushtrimi me interval dhe intensitet të lartë është ai që ju duhet për t’u dobësuar: Grupi që ndoqi këtë ushtrim jo vetëm që humbi peshë, por edhe më shumë centimetra nga beli.

Shkencëtarët thonë se fakti që ushtrimet me intensitet të lartë janë të shkurtra dhe intence, duke i dhënë mundësi trupit që të kalojë limitet, mund të jetë edhe arsyeja përse ato ndihmojnë për të eliminuar  dhjamin në bark.

Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun