Ky është lëngu antiinflamator më i fuqishëm që mund të përdoret edhe në gatim, ja dobitë që i sjell trupit !

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

shafranShafrani i Indisë është pjesë e kuzhinës Indiane dhe vendeve të tjera të Azisë. Ai nuk është vetëm një përbërës që përdoret për gatim, por është përdorur edhe në mjekësinë bimore. Ka më shumë se 300 antioksidantë dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm në lëngun e shafranit të Indisë që janë të dobishme për shëndetin.

Lëngu i shafranit të Indisë mund të gjendet në treg dhe mund të përdoret për përfitimet e ndryshme shëndetësore. Universiteti “Maryland” rekomandon gjithashtu dozen e ½ deri 1 ½ lugë (1 deri 3 gram) pluhur shafran Indie në ditë.

Nxjerrja e lëngut nuk është e vështirë sa duket:

Disa pjesë të rrënjës së shafranit të Indisë lahen tërësisht në ujë të rrjedhshëm dhe pastaj duhet të qërohen.

Rrënjët e shafranit të Indisë duhet të bluhen në shtrydhëse frutash e perimesh për të përfituar lëngun.

Vendoseni lëngun në frigorifer deri në 3 ditë. Lëngu i freskët i shafranit të Indisë mund të përdoret në supa, lëngje, ose për gatimin e ushqimeve të preferuara.

Burimi: bestherbalhealth

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit