Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Numri i personave me gurë në veshka është rritur në vitet e fundit. Përhapja e gurit në veshka rritet me moshën, në mënyrë dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshës 40-vjeçare dhe vazhdon të rritet deri në moshën 70-vjeçare. Tek femrat frekuenca e gurëve në veshka arrin maksimumin në moshën 50-vjeçare.
Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta. Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.
Këshillohet të konsumoni ushqime të larta në oksalate siç janë kikirikë, bajame, krunde gruri, spinaq, çaj të zi, arrat, lajthi, qumësht soje, çaj, raven, panxhar, patate e ëmbël, fasule më të thata dhe çokollatë.
Njerëzit me gurë në veshka këshillohen të pakësojnë ushqimet me kripë dhe sodium. Gjithashtu të kufizojnë futjen e ushqimeve të pasura me oksalate, kalcium, kalium, proteina dhe lëngje. Konsumi i këshilluar i natriumit është 2.000 miligramë në ditë.
Kontrolloni përmbajtjen e etiketave të ushqimeve për të shmangur ushqimet e larta në kalcium. Pyesni mjekun se cilat janë ushqimet e duhura për të ngrënë dhe sa mund të konsumoni në një ditë.
Këshillë: Pini një gotë uji para se të shkoni krevat, gjatë natës kur jeni ende zgjuar dhe para se të shkojnë përsëri në shtrat.
Receta e lëngut që ju ndihmon të kuroni dhimbjet e veshkave:
- 1 portokall organik i qëruar
- 1 mollë organike
- 1 limon organik
- 4 feta shalqi organik
- 4 kube akulli
I përzieni përbërësit sëbashku dhe i konsumoni 3 herë në jave!
Burimi: healthyfoodhealthylife


