Ky ështe transplanti më i kushtueshëm në histori. Ja si duket burri pas 5 vitesh!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

transpKur buzëqeshni, e tërë bota buzëqesh me ju. Apo jo?

E pra, kjo nuk ndodh për të gjithë. Pas disa fatkeqësive të tmerrshme, shumë njerëz kanë mbetur pa buzëqeshje. Humbja e fytyrës në fakt mund të jetë edhe humbje e identitetit. Dhe kur ju nuk mund të buzëqeshni, si mundet bota të buzëqeshë me ju?

Por me shkencën mjekësore , mjekët janë në gjendje të bëjnë mrekulli dhe të rivendosin edhe aftësinë për të buzëqeshur, ashtu si bënë me Mitchell Hunter. Ai i mbijetoi një aksidenti të tmershëm nga i cili humbi një këmbë dhe djegiet nga energjia elektrike e lanë të shpërfytyruar. burri

“Njerëzit më thonë se jam me fat që nuk më kujtohet aksidenti, sepse ajo ndoshta do të ishte një  dhimbje akoma më e madhe “, tha ai për Wish-TV.

burri oMjekët e operuan për 14 orë, një procedurë të pabesueshme duke i dhënë atij  hundë, qepalla, muskujt për të ndihmuar lëvizjen e fytyrës  dhe nervat, të gjitha të mundësuara nga një donator anonim. Hunter sot ka një pamje normale, madje ka filluar të rrisë dhe mjekrën.

burri 9“Unë e shoh këtë aksident si diçka që më bëri më të fortë”, tha ai. “Unë do të doja këmbën time dhe fytyrën si më përpara, por nëse ai aksident nuk do të kishte ndodhur nuk do të isha ky që jam sot.”

 

Burimi:  www.diply.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?