Këto janë ushtrimet më efektive për eliminimin e dhjamit nga pjesa e mjekrës, ja si t’i praktikoni!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

fytyreFytyra është gjëja e parë që bie në sy kur njohim një person. Duke parë fytryrën e një personi mund të identifikojmë moshën e tij apo jetesën që bën. Shumë njerëz vuajnë nga dhjami në zonën e mjekrës ose e thënë ndryshe, mjekra e dyfishtë.

Zona nën mjekër është shumë delikate dhe lëkura humbet qëndrueshmërinë e saj mjaft të shpejt. Faktorët gjenetik, humbja e peshës ose mosha ndikojnë që lëkura të humbasë elasticitetin e saj dhe të krijojë dhjamë nën mjekër. Ja disa ushtrime të thjeshta, të cilat mund të forcojnë  lëkurën poshtë mjekrës dhe të eleminojnë këtë pjesë problematike nga fytyra.

  • Masazhzoni pjesën poshtë mjekrës duke tërhequr butësisht lëkurën.
  • Përtypni çamçakëz, lëvizjet e nofullës që provokon përtypja e këtij produkti do të venë në lëvizje muskujt e pjesës së mjekrës.
  • Hapni gojën dhe mbani gjuhën jashtë aq sa mundeni, përsëriteni këtë ushtrim 10 herë për rezultate efektive.
  • Ktheni kokën djathtas dhe qëndroni në këtë pozicion për disa sekonda, më pas kthejeni majtas dhe qëndroni për disa sekonda të tjera. Çojeni kokën lart dhe qëndroni ashtu pak çaste. Kjo është një mënyrë efektive që mund t’ju vijë shumë në ndihmë. Përsëriteni këtë ushtrim 3 herë.
  • Bëni një maskë me vezë. Ndani të bardhat e 2 vezëve nga të verdhat dhe pasi t’i përzieni me një lugë çaji qumësht, një lugë çaji lëng limoni, një lugë çaji mjaltë, vendosni një shtresë të plotë nga masa e përfituar në fytyrë. Mbajeni për disa minuta dhe lani fytyrën duke përdorur ujë të mollshëm.

Burimi: http://iamabeauty.com/

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer