Ky frut i vetëm parandalon sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, inflamacionin…

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një sërë studimesh të kryera ndër vite e kanë cilësuar mjedrën si një super ushqim. Këto studime kanë treguar se mjedra e kuqe ka një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga luftimi i inflamacionit deri tek parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit etj. Ja disa nga dobitë shëndetësore të këtij fruti:mjedër

Zemër: Një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti i Miçiganit studioi efektet e një diete të pasur me mjedër tek faktorët e rrezikut kardiak tek minjtë. Minjtë u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra, ku tek njëri grup përmbante 2% pluhur mjedre të thatë, ndërsa tek grupi tjetër shtuan sheqer, ndërkohë që numri i kalorive ishte i njëjtë për të dyja grupet.

Tek grupi i minjve që u ushqyen me pluhurin e mjedrës filluan të uleshin nivelet e triglicerideve dhe glukozës. Autorët e këtij studimi thonë se mjedra e kuqe mund të parandalojë problemet kardiovaskulare, si sëmundjet e zemrës, sidomos tek njerëzit mbi 65 vjeç.

Diabet: Një studim i publikuar tek revista “FASEB” studioi efektin e mjedrave tek një minjsh. Një grup minjsh u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra dhe forma të ndryshme mjedrash, si frut, lëng ose pluhur. Ndërsa grupi tjetër u ushqye me më pak yndyra. Nga fundi i javës së 10, u vu re që nivelet e glukozës tek të dyja grupet ishin të njëjta, edhe pse grupi i parë u ushqye me një dietë të pasur me yndyra dhe sheqer. Grupi i parë që u ushqye me mjedër gjithashtu ra në peshë, krahasuar me grupin e dytë që nuk konsumuan mjedra.

Sindroma metabolike: Kur minjtë obezë dhe diabetikë u ushqyen me mjedër të thatë, shfaqën më pak shenja të sëmundjeve të zemrës, krahasuar me grupin tjetër që u ushqyen me dietën e zakonshme. Hulumtuesit shkencorë thonë se ky studim sugjeron se mjedrat parandalojnë sëmundjet kronike dhe zvogëlojnë fibrozat kardiake (trashjen e zemrës) tek të moshuarit.

Inflamacionin dhe shëndetin e kockave: Një studim i kryer nga Universiteti “Texas Woman” zbuloi se polifenolët tek mjedra e kuqe janë anti-inflamatorë dhe se ky frut mund të përdoret si kurë natyrale për të parandaluar dhe trajtuar osteoporozën.

Burimi: NewsMax Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit