Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një mollë në ditë mban doktorin larg, por mund të ndalojë edhe të qarin tek foshnjat. Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i mollës lehtëson dhimbjet e stomakut tek fëmijët poshtë moshës 5 vjeç. Mjekët thonë se lëngu i mollës i holluar me ujë është ideal për trajtimin e gastroenteriteve akute tek fëmijët.
Gastroenteriti prek shpesh fëmijët dhe shkakton rritje të temperaturës, dhimbje të stomakut dhe të vjella. Lëngu i mollës është kura e duhur për lehtësimin e këtyre simptomave, thonë mjekët.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Calgary në Alberta, Kanada, vëzhguan mbi 600 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në pesë vjeç të cilët ishin prekur nga sëmundja e gastroenteriteve. Gjysma e këtyre fëmijëve konsumuan lëngun e mollës, ndërsa gjysma tjetër u trajtuan me shurup me shije molle.
25% e fëmijëve që pinë shurupin kishin akoma nevojë për trajtime të tjera, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%. Përveç kësaj, fëmijët që u trajtuan me lëngun e mollës nuk kishin më nevojë për ilaçe të tjera për t’u shëruar.
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/


