Ky infeksion dyfishon rrezikun e kancerit të vezores

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Klamidia mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezores tek gratë, ka zbuluar një studim i ri.

Studimi, i cili do të prezantohet  muajin e ardhshëm tek konferenca e Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit, është i pari që tregon se infeksioni më i transmetuar seksualisht mund të shkaktojë ndërlikime aq të rënda.

Gjatë viteve të fundit janë marrë shumë masa për kontrollin e infeksioneve të HPV-së, një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm që thuhet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores. Por, sipas studimit të fundit, klamidia është edhe më i rrezikshëm, ku mendohet se rrit rrezikun tek kushdo që është prekur nga ky infeksion, pavarësisht kohëzgjatjes.

Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 1000 grave nga SHBA dhe Polonia. Studimi nuk tregon nëse trajtimi i hershëm i klamidisë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të këtij lloji kanceri.

“Të dhënat tona sugjerojnë se sëmundjet inflamatore pelvike rrisin rrezikun për kancerin e vezores, dhe shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje është infeksioni i klamidisë”, thotë autorja kryesore e studimit, Britton Trabert, nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

“Po shohim një dyfishim të rrezikut të kancerit të vezores tek gratë që janë prekur më pas nga sëmundja inflamatore pelvike”.

Ajo shton se kanceri i vezores haset rrallë tek gratë, megjithatë probabiliteti i mbijetesës është shumë i vogël. Kanceri i vezores është shkaku i pestë i vdekjeve nga kanceri tek gratë; 55% e grave të prekura nga ky lloj kanceri vdesin brenda 5 vitesh pas diagnostikimit.

Klamidia, edhe pse mund të kurohet vetëm me një pilulë ose disa antibiotikë, është shumë i vështirë për t’i diagnostikuar.

Shpesh nuk shfaq asnjë simptomë dhe mund të diagnostikohet vetëm me anë të një testi STD. Kanceri i vezores gjithashtu është shumë i vështirë për t’u diagnostikuar në kohë. Simptomat  e tij shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera – si fryrja e barkut, kapsllëku, lodhje, dhimbje barkut etj.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim