Ky lëng frutash shërben si viagra natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Me këtë verë të nxehtë, dëshira për pije freskuese me shije frutash godet çdo minutë. Në treg mund të gjesh një shumëllojshmëri të gjerë frutash, me çmime nga më të ndryshmet. E rëndësishme është që ata të jenë të freskët dhe organik. Një frut i shijshëm dhe me përfitime të shumta shëndetësore është shalqiri. Ai është i mirë sidomos për meshkujt, pasi, jo vetëm e freskon, por e bën edhe më “burrëror”.leng shalqiri

Kjo të paktën sipas disa studimeve të ndryshme, të cilat sugjerojnë se shalqiri është një “viagra e natyrës”. Sipas hulumtuesve shkencorë italianë, citruline (një aminoacid që gjendet tek shalqiri) mund të trajtojë disfuksionin e vogël erektil (impotencën seksuale) tek meshkujt, pa shkaktuar asnjë efekt anësor.

Më thjeshtë, për meshkujt që nuk vuajnë nga impotenca seksuale, cirtuline shërben si një përmirësues i qarkullimit të gjakut. Gjithçka që është e mirë për qarkullimin e gjakut, është gjithashtu e mirë edhe për jetën seksuale.

Orgazma nuk është asgjë tjetër veçse një episod i gjatë i lëvizjes së gjakut nëpër trup, në mënyrë të shpejtë dhe të kënaqshme, duke u fokusuar tek truri dhe gjenitalet.

Përveç përfitimeve në jetën seksuale, lëngu i shalqirit ofron gjithashtu doza të shumta të vitaminës C dhe kaliumit. Ai përmban pak sheqer, ashtu si shumë lëngje të tjera frutash, megjithatë është akoma më i mirë se kaloritë boshe të sodës.

Burimi: Bustle / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit