Ky lloj kanceri i lëkurës është më i rrezikshëm tek gratë shtatzëna

Sipas një studimi të ri, rreziku për të vdekur nga kanceri i lëkurës “melanoma” është më i lartë tek femrat shtatzëna.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se gratë që diagnostifikohen me sëmundjen e melanomës gjatë shtatzënisë, ose brenda një viti pas lindjes, janë pesë herë më shumë të rrezikuara për të vdekur nga kanceri i lëkurës se femrat me melanoma që nuk janë shtatzëna. Rreziku për përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit gjithashtu është më i madh tek gratë shtatzëna.

“Mbetëm të shokuar kur pamë shifrat e larta të vdekjeve, përhapjes dhe rishfaqjes së kancerit tek gratë shtatzëna,” tha autori i studimit Dr. Brian Gastman.

Në studim u përfshinë 462 femra poshtë moshës 50 vjeç, të cilat ishin prekur nga kanceri i lëkurës. Nga këto, 41 femra ishin diagnostifikuar me melanoma ndërkohë që kanë qenë shtatzëna ose brenda një viti pas lindjes së fëmijës. Në këtë grup vdiqën nga kanceri i lëkurës  20% e femrave shtatzëna dhe 10% e femrave që nuk kanë qenë shtazëna gjatë kohës kur janë diagnostifikuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Gjithashtu, tek 25% e femrave të diagnostifikuar me kancer të lëkurës gjatë shtatzënisë ose pak pas lindjes, kanceri u përhap edhe në pjesë të tjera të trupit, krahasuar me 12.7% të femrave që nuk ishin shtatzëna.

Shkencëtarët mendojnë se një fenomen i tillë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale (rritja e niveleve të ekstrogjenit) që ndodhin tek gratë shtatzëna.

Burimi: Huffington Post/ Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?